Arsyet pse po luftojnë Armenia dhe Azerbajxhani

Advertisement

Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991.

Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët, shkruan Gazeta Express.

Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.

Advertisement

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.

Situata mes dy vendeve po vazhdon te tensionohet. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha të dielën se një civil është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një raketë e hedhur nga forcat armene në qytetin Ganja.

Armenia ka mohuar se e ka sulmuar vendin fqinj, por lideri i rajonit Nagorno-Karabak – enklavë e kontrolluar nga armenët brenda territorit të Azerbajxhanit – tha se forcat e tij e kanë vënë në shënjestër këtë qytet.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here