Familjarë të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit ishin të ftuarit e kësaj jave në emisionin n`Kosovë Show.
Prindërit dhe bashkëshortja e tij folën për të kaluarën dhe ngjarjet e fundit nga shtëpia e tyre në komunën e Skenderajt.
Nëna e tij ka treguar për kohën sa djali i saj shërbeu si ushtar i UÇK-së dhe ballafaqimet e tij me plagët e luftës.
Ata u shprehen krenarë që djalin ia falën Kosovës.
Njësitë speciale të Misionit të Bashkimit Europian për Sundim të Ligjit, EULEX, arrestuan të premten e 25 shtatorit Hysni Gucatin, kryetarin e OVL- UÇK-së.
OVL- UÇK për tri herë radhazi gjatë këtij muaji pranuan nga persona të panjohur mijëra dosje të Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Hagë. Sipas udhëheqësve të OVL- UÇK-së ato dosje “dëshmojnë për bashkëpunimin e Gjykatës Speciale me autoritetet e Beogradit.”