Challandes: Këta dy futbollistë mund ta bartin shiritin e kapitenit

Advertisement

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes sot ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedonisë së Veriut.

Challandes në këtë konferencë është ballafaquar me pyetje të ndryshme për situatën e fundit të krijuar në skuadër.

Numri një i bankinës së “Dardanëve” ka konfirmuar mungesën e portierit Samir Ujkani, i cili është kapiteni i parë.

 “Më jep t’i një emër kë mund ta bëjmë kapiten. Ishte shaka, pasi ky është problemi më i vogël që e kam, edhe pse ishte një pyetje e mirë. Kemi në skuadër lojtarë me përvojë dhe lider si Herolind Shala dhe Valon Berisha që më herët kanë bartur shiritin e kapitenit në disa ndeshje. Ata mund të jenë, por ka edhe lojtarë të tjerë, do të mendoj për këtë më vonë”, ka deklaruar Challandes.

Advertisement

Gjithsesi tekniku zviceran i Kosovës vazhdon të besojë se do të mund ta nxjerrin Amir Rrahmanin nga Napoli për këto takime të rëndësishme.

“Por unë prapë po them se mendoj që Rrahmani do të jetë me ne dhe do të jetë kapiten”, ka deklaruar Challandes duke qeshur.

Kosova pritet të ketë disa mungesa të rëndësishme për ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj.

Dardanët do të luajnë në udhëtim te Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e Play Offit të Divizionit D në Ligën e Kombeve.

Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Idriz Voca, Besar Halimi janë disa nga lojtarët që mungojnë shkaku i lëndimeve. 

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here