Dy të vdekur me Covid-19 në Spitalin e Gjilanit

Advertisement
Advertisement

Virusi COVID 19 ka marrë dy jetë të tjera në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, njëra nga komuna e Gjilanit dhe tjetra nga ajo e Kamenicës.

Dje në orët e mesditës, betejën me COVID 19 e ka humbur Sala Halimi (1943) e lindur në fshatin Gmicë (Viti), banuese në Gjilan, e cila është pranuar në Infektivë më 22 shtator të këtij viti, raporton Mediafokus.info.

Ndërkaq, sot në orët e mëngjesit, betejën me këtë virus e ka humbur edhe Dilaver Kryeziu (1960) nga Rogoçica e Kamenicës, i pranuar në Infektivë më 15 shtator.

Të dy këta pacientë ishin të konfirmuar me COVID 19.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here