Kastrati: I papranueshëm manipulimi i fëmijëve në protesta

Advertisement

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka reaguar pas protestës së sotme të disa prindërve dhe nxënësve në këtë komunë, të cilët kundërshtuan reformat në arsim, raporton Express

Kastrati ka shkruar në Facebook se edhe pse protesta është e drejtë e secilit, duhet të respektohen rregullat dhe normat e përgjithshme.

“E drejta për protestë është e drejtë themeltare për komunikim me shtetin. Krahas kësaj ne inkurajojmë secilin qytetar që ta shfrytëzojë këtë të drejtë për secilën çështje që mendon ndryshe nga vendimet e institucioneve. Gjithsesi kjo duhet të bëhet duke respektuar rregullat dhe normat e përgjithshme”, ka shkruar Kastrati.

Advertisement

Kastrati ka thënë se është i papranueshëm keqpërdorimi i fëmijëve në protestë.

“I papranueshëm është keqpërdorimi i fëmijëve në protestë. Është absolutisht e ndaluar manipulimi me fëmijë dhe përdorimi i tyre në protesta, aq më keq kur këtë e bëjnë grupe të caktuara për interesa politike e personale”, ka deklaruar Kastrati.

“Nxënësit nuk janë për me mbrojtë kufirin. Nxënësit nuk janë për me realizu interesa përmes përdorimit të tyre. Fëmijët nuk janë për me nxjerrë foto të dhimbshme e me kriju situata të ndjeshme. Fëmijët nuk janë për asnjë lloj përdorimi nga të tjerët”, ka shkruar i pari i Kamenicës.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here