Kryeministri Hoti i kundërpërgjigjet Daçiqit dhe Vulinit: Beogradi zyrtar i ka mbuluar gjurmët e krimit

Advertisement

Kryeministri i Republikës së Kosovës, i është kundërpërgjigjur deklaratave të zyrtarëve serb, Ivica Daqiç dhe Aleksandër Vulin.

“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë ndaj disa deklaratave publike të zyrtarëve të lartë të Serbisë, të cilët hapur vazhdojnë të shfaqin mungesë të thellë respekti për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, si dhe familjet e tyre, të cilat, qe dy e më shumë dekada, vazhdojnë t’i kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre të rrëmbyer nga forcat serbe. Këto deklarata skandaloze, përveçqë fyejnë rëndë të gjitha viktimat e krimeve serbe, dëshmojnë para botës se Beogradi zyrtar, gjatë gjithë këtyre viteve, qëllimisht dhe vetëdijshëm i ka mbuluar gjurmët e krimit, duke e mbajtur fshehur vendndodhjen e varrezave masive, në të cilat kanë përfunduar mijëra civilë të pafajshëm”, thuhet në reagimin e qeverisë që udhëhiqet nga Avdullah Hoti.

Advertisement

Kryeministri Hoti i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta kundërshtojë Serbinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës e kundërshton këtë mendësi politike dhe presim që këtë ta bëjë edhe bashkësia ndërkombëtare, veçmas Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si faktorë të pazëvendësueshëm të ndërtimit të paqes dhe të perspektivës euroatlantike të Ballkanit Perëndimor.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here