MSh-ja shqyrton kërkesën për përfshirjen e personelit lokal shëndetësor në pakon emergjente fiskale

Advertisement

Nën organizimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës, Kolegjiumi i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale diskutoi lidhur me përgatitjet e fundit në përfshirjen e të gjithë personelit komunal shëndetësor në ‘Pakon Emergjente Fiskale’ si dhe përgatitjeve e shpërndarjes së vaksinës kundër gripit sezonal.

Kryesuesi i Kolegjiumit, Bujar Gashi, ka informuar për përgatitjet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP), lidhur me shpërndarjen e vaksinave kundër gripit sezonal, sipas programit dhe kalendarit të vaksinimit të hartuar nga IKSHP-ja.

Përkundër uljes së numrit të prekurve me Covid-19 në kohët e fundit, është me shumë rëndësi që grupet e rrezikuara të vaksinohen, meqë diagnostikimi i gripit sezonal me pandeminë e Covid-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi, janë të ngjashme.

Kategoritë që duhet të vaksinohen në periudhën e gripave, janë të gjithë personat e moshuar mbi 65 vjeç, si dhe personat me sëmundje kronike.

Po ashtu, u tha se duhet të ketë një kujdes të theksuar që edhe punëtorët shëndetësorë të vaksinohen kundër gripit, pasi do të jenë në kontaktin e parë me pacientë, andaj imunizimi i punëtorëve shëndetësor është i rëndësishëm.

Advertisement

Në bashkëbisedim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Ministrinë e Shëndetësisë pikë diskutuese mbetet nëse komunat kanë mundësitë dhe kapacitetet e mjaftueshme që të përpilojnë listat e personave të kategorive të rrezikuara të cilët duhet të kenë prioritet në vaksinim duke marrë për bazë mos funksionimin e sistemit informativ shëndetësor SISH.

Ndërsa përmes përpjekjeve dhe angazhimeve të Asociacionit të Komunave të Kosovës, MSh-ja është në shqyrtim të kërkesës së vazhdueshme të Kolegjiumit të Shëndetësisë sa i përket përfshirjes së të gjithë personelit shëndetësor lokal në ‘Pakon Emergjente Fiskale’ nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Kemi arritur një sensibilizim dhe mesazh të qartë për institucionet më të larta, gjatë takimeve të rregullta të grupit punues Kryesuesi i Kolegjiumit sqaroi se nga Ministri i Shëndetësisë kanë marrë premtimet se i gjithë personeli do të përfshihet në pakon emergjente, mirëpo mbete ende pikëpyetje nëse duhet të shkojmë me një pagesë uniformë për të gjithë apo duhet të ketë një kategorizim i personelit në bazë të punës dhe rrezikshmërisë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore”, ka thënë Bujar Gashi.

Nga Ministria e Financave është e bërë me dije se do të jetë shumë e vështirë kategorizimi i punonjësve shëndetësor lidhur me pagesat i cili mbetet si opsion optimal. Dilema mbete nëse një pagesë uniformë e të gjithë personelit do të shkaktonte pakënaqësi tek një kategori e caktuar sikurse janë mjekët që të përfshihen në një nivel të përbashkët me të gjithë të tjerët.

Kjo ende mbete si pikëpyetje e cila do të shqyrtohet nga grupi punues deri tek aprovimi përfundimtar i Udhëzimit i cili rregullon këtë çështje mirëpo rezultati parësor ende mbete mos privimi i të gjithë personelit tjetër shëndetësor duke marrë parasysh angazhimin e të gjithë stafit, pa dallim duke qenë në vijë të parë në ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin në këtë situatë pandemie.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here