Ndalohet nga Prokuroria i akuzuari për fajde që gjuajti ‘rafal’ me armë zjarri në Prapashticë

Advertisement

Dalip Brahimi i akuzuar për krim të organizuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, së bashku me miqtë e tij janë kapur duke gjuajtur me armë zjarri në një ndejë të organizuar në Prapashticë, më 29 shtator të këtij viti.

Në pamjet e publikuara në media, shihet sesi Dalip Brahimi gjuan me armë pa u ndalë derisa të pranishmit dëgjohen duke e ‘motivuar’ edhe me shumë, duke i thënë “kalle Dalip”.

Advertisement

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndaluar katër persona të dyshuar.

Zyra për informim e prokurorisë në një përgjigje për Insajderin ka konfirmuar se për gjuajtjet me armë zjarri janë ndaluar katër persona, të cilët dyshohen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, i njëjti ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër të dyshuarit”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Ndryshe, policia kishte njoftuar se me t’u informuar për rastin kanë shkuar në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë konfiskuar armët që dyshohet se janë përdorur në atë ndejë.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here