“Unë kam urdhëruar të vritet Gani Geci”: Ish-agjenti i SHIK-ut publikon videon e Azem Sylës

Advertisement

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar një video të Azem Sylës derisa flet për Gani Gecin.

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka publikuar një video të Azem Sylës derisa flet për Gani Gecin.

Në këtë video, dëgjohet Syla të thotë se 99 apo 100% është i bindur se ka urdhëruar të vritet Gani Geci.

Miftari përmes llogarisë së tij në Facebook, ka postuar një video, ku shihet ish-komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, i cili nuk e kishte mohuar atë që e thotë Gani Geci, për një vendim të shtabit, i cili pati urdhëruar vrasjen e tij gjatë luftës.

Advertisement

Syla kishte deklaruar se nuk i kujtohet saktësisht urdhri, por qëndron pas tij.

“Nuk më kujtohet nëse është lëshua një deklaratë nga shtabi, por unë qëndroj pas saj, po them 99, 100 për qind”, kishte deklaruar Syla.

Ndërsa Miftari thotë se, tani këta të njëjtit po vajtojnë dhe po thonë se akuzat po vinë nga Serbia, që sipas tij nuk është e vërtetë.

Sipas Miftarit, kjo video tregon se nga po vinë akuzat kundër UÇK-së.

“Dosjet e munguara në OVL e PDK-së:

Azem Syla 99%, 100% unë kam urdhëruar të vritet G. Geci.

Tani po vajtojnë, thonë akuzat po vinë nga Serbia, jo nga ata, jo nga këta,  jo opozita.

Nuk është e vërtetë kjo. Ky insert tregon se akuzat vinë nga rrahja e gjokseve të Shtabit të Rognerit tu pi raki, uiski me meze e tu hëngër pula të pjekura në helli!”, shkruan Miftari në Facebook.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here