Vjen parashikimi i madh: Hashim Thaçit i konfirmohet aktakuza, edhe kjo ndodhë me 24 tetor në Kosovë

Advertisement

Së fundi, Gjykata Speciale përveç ftesave për intervistim, ajo ka filluar edhe ngritjen e aktakuzave dhe fillimin e arrestimeve në Kosovë.

E kur jemi në muajin tetor, kanë mbetur edhe pak ditë deri te vendimi final për aktakuzën e propozuar ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, ish shefit të SHIK-ut, Kadri Veseli.

Krejt kjo pasi më 24 tetor, është afati i fundit kur duhet të vendoset, nëse aktakuza e propozuar nga prokurorët amerikanë të Speciales qëndron a po duhet hedhur poshtë.

Advertisement

E kur 24 tetori po afron, analisti politik Faton Mehmeti shprehet i sigurt se Hashim Thaçit do t’i konfirmohet aktakuza.

“Besoj shumë se aktakuzat do të konfirmohen, në të kundërtën luhatet në themel vet ekzistenca e Gjykatës Speciale. Dihet se Gjykata Speciale është krijuar konkretisht dhe specifikisht për Hashim Thaçin, dhe mos t’i konfirmohet aktakuza, kjo s’ka sens dhe si e tillë është pothuajse e pamundur të ndodhë”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.

Madje Mehmeti paralajmëron edhe rënien e Qeverisë Hoti, për shkak të konfirmimit të aktakuzës ndaj Thaçit.

“Nuk besoj se do të ketë tronditje të madhe, përveç se qeveria do të bie, por nuk pres diçka më shumë se kaq. PDK do të mundohet të shkoj në zgjedhje që në frymën e patriotizmit të vij në pushtet, derisa qytetarët nuk pres të bëjnë ndonjë rezistencë të madhe, përveç disave që me statuse në fb mund të mbështesin akoma Hashimin dhe Kadriun, por që janë në numër të vogël. Gjatë këtij muaji, përkatësisht kah fundi i muajit aktakuza konfirmohet, kjo është pothuajse e sigurt”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Faton Mehmeti.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here