Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në komisionit hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë, tha se asnjëherë nuk i është komunikuar se i ndjeri Agon Musliu kishte probleme shëndetësore, raporton Ekonomia Online.
Musliu vdiq derisa ishte i vendosur në karantinë në Qendrën Studentëve. Ai vdekja e Musliut e quajtur “njollë të zezë”, duke kërkuar që sa më parë të zbulohet nga organet e rendit.
“Asnjë problem shëndetësor nuk është paraqitur tek unë vetëm e kam ditur se është një i ri, që banon i vetëm në banesë, pa mundësi për të qëndruar në konvikt, dhe kërkesa e tij ka qenë e arsyeshme”.
“Gjilani dhe Kosova ka humbur një djalë të ri. Bëhet fjalë për një djalë të shkëlqyer në master. Për rastin ka dhënë deklaratë prokuroria e shtetit. Duhet të sa më shpejt të vihet drejtësia për Agonin”.
“E kam telefonuar ambasadorin e Kosovës në Gjermani. Qendra Operative e Gjilanit ka reaguar dhe e ka dërguar një psikiatër tek i ndjeri”.
“Unë e kam datën e saktë të kontaktit dhe të gjitha detajet i kemi në prokuroi të shtetit. Asnjë problem nuk është paraqitur nga unë. Është thënë që studentët kanë përparësi të kthehen. Ai ka qenë i riatdhesuar me familje në Gjermani dhe kërkesa e tij për tu kthyer ka qenë e arsyeshme”.
“Me vetë faktin se ka zbritur në aeroport të gjithë i janë nënshtruar karantinimit dhe i ndjeri ka pasur gjithë dokumentacionit që mos t’i nënshtrohet karantimit. Dhe prindi i tij ka bërë të pamundurën për ta takuar”.
“… mund të them e kam mbështetur karantimin, por jo mënyrën si ka ndodhur. Në rastin tonë kabineti ka vendosur me operuar në dy qendra. Komunikimi ka qenë vetëm me ministrinë e Punëve të Brendshme”.
“Gjilani ka fluksin më të madh të njerëzve jashtë. Për dijeni time kemi vetëm kërkesë për ardhje dhe vetëm me leje kanë mundur të udhëtojnë”.