Ish ministri Numan Baliq në gjyq për sulm seksual: “Asgjë nuk ka ndodhur ashtu me forcë”

Advertisement

Ish ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, doli sot para gjykatës së Pejës për t’u ballafaquar me akuzën për sulm seksual.

Baliq u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

“Nuk e pranoj fajësinë dhe nuk ndihem fajtor fare”, tha ai.

“Po du me theksu një vërtetë të madhe, asgjë nuk ka ndodhur ashtu me forcë”, shtoi Baliq.

Baliq po akuzohet se duke u ushtruar detyrën e mjekut në Spitalin e Pejës ka keqpërdorur gjendjen e të dëmtuarës për qëllime seksuale.

Advertisement

Sipas prokurorisë, i akuzuari e kishte cytur viktimën që ta prekë me qëllime seksuale pa pëlqimin e saj.

Aktakuza thotë se viktima kishte arritur që të largohet nga ai, duke kërkuar ndihmë fillimisht nga rojet e sigurisë, e më pas e kishte lajmëruar rastin në polici.

Baliq është duke u mbajtur në paraburgim.

Foto: Kallxo.com

Mbrojtësja e të akuzuarit Baliq, avokatja Aurora Mulhaxha, propozoi që ndaj të mbrojturit të saj të hiqet masa e paraburgimit apo t’i zëvendësohet me ndonjë masë tjetër.

Prokurorja e shtetit, Ardiana Veseli, ia la në vlerësim gjykatës këtë propozim të mbrojtjes.

Gjykatës në këtë çështje penale është Shaqë Curri.

Para disa ditëve para gjykatës së Pejës, familjarë të tij protestuan ndaj vendimit për vazhdim të paraburgimit.

Baliq ka qenë edhe më herët i akuzuar për ngacmim seksual, ishte liruar nga akuza.

Seanca e radhës mbahet më 11 nëntor.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here