Maqedonia e Veriut heq testin e COVID-19 për Kosovën dhe rajonin

Advertisement

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme miratoi vendimin për hapjen e kufijve pa kushte.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministri i Shëndetësisë, Arm end Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Reporteri.net.

Advertisement

“Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miraruar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të Maqedonisë së Veriut, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR. Këtë ma konfirmoj zv. Ministri i Shëndetësisë z.Ilir Hasani, gjatë një bisede telefonike.”, ka shkruar ai në Facebook.

Vendimi hyn në fuqi më 12 tetor. Vendimi përfshinë hapjen e kufijve pa test PCR me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Serbinë.

Vendimin e njëjtë pritet ta marrin edhe Qeveritë e vendeve të rajonit.

Deri tani Kosova dhe Mali i Zi janë deklaruar për heqjen e testeve.

Për momentin, vetëm Shqipëria nuk ka kushte për PCR negativ.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here