Mashtruesi i kredive për Covid-19 tregon si i fitoi 50 mijë franga për 20 minuta

Advertisement

Një mashtrues ka aplikuar për të marrë një kredi të ashtuquajtur “Covid”, edhe pse kompania e tij ishte në prag të falimentimit. Ai tregon sa e lehtë ishte kjo punë dhe se çfarë ka bërë me ato para.

Këtë rast e ka raportuar sot gazeta Tages Anzeiger dhe pastaj e kanë transmetuar të gjitha mediat zvicerane.

Kreditë e ndihmës Covid kanë ndihmuar shumë kompani të mesme dhe të vogla gjatë periudhave më të vështira të krizës së Coronavirusit. Por ato gjithashtu kanë tërheqjen për të joshur mashtruesit, transmeton albinfo.ch. Numri i hetimeve paraprake për mashtrim të dyshuar për kreditë e Covid 19 është rritur ndjeshëm, ka shkruar “Tages-Anzeiger”.

Sipas faqes së internetit të Fedpol, njësia kundër pastrimit të parave kishte ngritur në fund të gushtit gjithsej 466 akuza penale bazuar në këto raport. Në fund të shtatorit kishte tashmë 534 të tilla dhe kjo është një rritje prej gati 17 për qind.

Advertisement

“Tages-Anzeiger” tregon historinë e Vasily A., një delinkuent i shumëfishtë. Ai pohon se kishte marrë një hua prej 50.000 frangash për një nga kompanitë e tij të falimentuara, përcjell albinfo.ch. “Thjesht e provova dhe nuk e prisja kurrë që do të funksiononte”, thotë ai.

Sistemi është krijuar qëllimisht për të qenë  i thjeshtë. Plotësimi i një formulari është gjithçka që duhet për të marrë deri në gjysmë milioni kredi pa interes nga bankat.

Ja si duket mashtrimi i Vasily A: Ai merr përsipër një kompani, blen mallra në llogari të saj dhe i shet përsëri. Pastaj ai e çon kompaninë në falimentim. Për këtë arsye emri i tij është regjistruar në zyrën e prokurorit publik.

Në prill ai kishte plotësuar formularin e kredisë për një nga kompanitë e tij, pa përmendur qarkullimin me atë rast. Ai kishte vlerësuar qarkullimin në 50.000 franga – një shifër thjesht e trilluar.

Vetëm 20 minuta më vonë paratë tashmë ishin derdhur në llogarinë e tij! Mezi e besonte fatin se kishte fituar 50.000 franga. “Pa paraqitur certifikatë nga regjistri i përmbarimit (mbledhjes së borxheve), as nga kompania ime dhe as nga unë” thotë ai.

Vasily ka marrë nga llogaria pothuaj të gjithë shumën e përmendur. Dhe askush nuk e ka pyetur për asgjë. Ai ka harxhuar një pjesë të parave.

Por: “Unë do t`i kthej paratë” premton Vasily A. “Unë kam investuar pjesën më të madhe të tyre”, thotë ai. Sigurisht, investimet e çdo lloji janë të ndaluara sipas rregullave të kredisë. Por ai nuk ndjen brejtje të ndërgjegjes për faktin se ka marrë një kredi të dedikuar si ndihmë për bizneset që kanë pësuar nga masaat e koronavirusit.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here