Hoti merr sandviç në zyre, por delegacioni kosovar harxhoi mbi 24 euro në Washington

Advertisement

Delegacioni kosovar, i përbërë për kryeministri Hoti ka shpenzuar hiç më pak se 24 mijë euro gjatë vizitës gjashtëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaBlic.

Në dokumentin që ka siguruar GazetaBlic, shihet se ky delegacion i përbërë me 4 zyrtarë ka shpenzuar mbi 24 mijë euro.

Kreu i ekzekutivit, i cili qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 31 gushti deri më 4 shtator, nga buxheti i shtetit harxhoi edhe gjithsej 8 mijë e 336 euro.

Advertisement

Ndërkaq, zëvendësi i tij, Driton Selmanaj, nga arka e shtetit ka shpenzuar katër mijë euro.

Sipas dokumtetit të siguruar, Koordinatori për Dilog, Skënder Hyseni, ka shpenzuar rreth 4 mijë euro nga buxheti i shtetit për akomodim, mëditje dhe biletë për gjashtë ditë sa ka qëndruar në SHBA.

Më 4 shtator, në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim ekonomik.

Në marrëveshjen që është nënshkruar në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump, mes tjerash, thotë se Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin dhe se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here