Advertisement
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka liruar nga detyra e këshilltarit politik, Enis Qerkën, i cili më herët ka qenë shofer i Gani Thaçit, vëllait të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Advertisement
Qerka më herët ka qenë i arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë drogë, ndërsa ishte emëruar këshilltar i jashtëm politik i ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, shkruan Gazeta Inzoom.
Ministri Selimi ka shkruar në llogarinë e tij në facebook se pas raportimit të medieve kam liruar nga detyra Enis Qerkën.
“Sot në mëngjes pas raportimit të medieve, kam liruar nga detyra Enis Qerkën”, ka shkruar ministri Selimi./𝗚𝗮𝘇𝗲𝘁𝗮 𝗜𝗻𝘇𝗼𝗼𝗺
Advertisement