Gjykata e Tenderëve ia refuzon tri kërkesa komunës së Skenderaj për diskualifikim të tri kompanive, komuna ankohet se kompanitë janë të papërgjegjshme

Advertisement

Organi Shqyrtues i Prokurimit(OSHP) ka refuzuar tri kërkesa të Komunës së Skenderajt për diskualifikim e tri kompanive të ndryshme, për të cilat sipas OSHP-së nuk ka bazë të mjaftueshme për diskualifikimin e tyre, shkruan Gazeta Inzoom.

Komuna që udhëhiqet nga Bekim Jashari kishte bërë kërkesë në OSHP për diskualifikim të një operatori ekonomik për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me pajisje të IT-së për zyrën e informacionit të Komunës së Skenderajt”, por këtë kërkesë OSHP e ka refuzuar si të pabazuar.

https://oshp.rks-gov.net/sq/Reports/ComplaintByBlackList?fbclid=IëAR0k6jEOyGnUp_srkcF8ErlpjAgzVHGHKIq_-giC94-0-HAZH8ËqrM1oE-ë

OSHP ka refuzuar edhe kërkesën e kësaj komune edhe për diskualifikimin e një operatori ekonomik për aktivitetin e prokurimit “Renovimi i Ambulancës së Mjekësisë familjare(AMF)-Polac”.

Advertisement

Kërkesa e Komunë së Skenderaj për diskualifikim e kompanisë për tenderin në fjalë është se “pavarësisht kërkesave për të filluar punimet OE në fjalë nuk iu është përgjigjur kërkesave të menaxherit të kontratës për të filluar punimet”, por OSHP e ka vlerësuar të pabazë.

Kjo komunë ka telashe edhe për aktivitetin e prokurimit “Renovimi dhe vendosja e dyerve lëvizëse elektrike në QKMF”, me arsyetim se OE nuk i është përgjigjur kërkesave të menaxherit të kontratës për fillimin e punimeve.

Pas shqyrtimit OSHP edhe këtë kërkesë të Komunës së Skenderajt e ka refuzuar si të pabazë.

Probleme me realizimin e kontratave dhe ankesa të shumta në OSHP kanë edhe shumë institucione tjera./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here