Nëse nesër nuk kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, qeveria të bjerë

Advertisement

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se vazhdon të jetë prapa qëndrimit të vet, se qeveria Hoti nuk duhej të votohej. Ajo shtoi se derisa qeveria e Avdullah Hotit nuk mund ta bëjë shumicën e thjeshtë për të kaluar ligje që janë esenciale për jetën e qytetarëve, duhet të bjerë. “Këtë qeveri s’e kam votuar dhe besoj me të drejtë siç edhe po shihet përgjatë procesit, se të gjitha ato që i kam thënë ditën e votimit qëndrojnë dhe janë legjitime. Pra, kemi mosmarrëveshje të mëdha se si qeveria Hoti i qaset dialogut dhe proceseve që pritet të ndodhin me marrëveshjen. Për mua sot prioritet është që kjo qeveri të fillojë t’i dinamizojë veprimet e veta dhe të rikthehet në Kosovë dhe të punojë me tema që janë prioritet. Prioritet për neve nesër është Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike dhe nëse edhe nesër për të shtatën herë nuk mund të kalojë, atëherë s’di pse qeveria duhet të vazhdojë. Pra, jemi në një fazë kur njerëzit kanë nevoja jashtëzakonisht të mëdha socio-ekonomike dhe ky ligj, përkundër kritikave që i ka marrë, është dhe duhet të kalohet. Këtu parashihet edhe tërheqja e 10-përqindëshit që janë para të qytetarëve sepse qeveria s’po i dhuron, por janë të tyre. T’u mohohet për një kohë kaq të gjatë është gabim i rëndë”, ka thënë ajo në studion e “Klan Kosovës”.

Advertisement

Kadaj-Bujupi ka treguar se ka pasur mungesë të përkushtimit nga qeveria në angazhimin e saj për të bërë shumicën në Kuvend dhe të kalojë ligjin, prandaj fajtore për moskalim të ligjeve që kërkojnë shumicën e thjeshtë e lë atë. “Duhet të përkushtohet që të bëjë shumicën në Kuvend. Duhet të jenë mbi 60 deputetë, përndryshe qeveria kishte rënë po të ishte e kundërta. Nëse nesër nuk kalon ligji, mendoj se qeveria duhet të bie ose le të angazhohen seriozisht që të ketë në sallë deputetë të mazhorancës dhe ta kalojë ligjin. S’na nevojitet një qeveri që është aty vetëm për dialog me Serbinë. Jemi në kohë të pandemisë dhe njerëzit kanë nevojë edhe për të tjera gjëra. Kemi rritje enorme të papunësisë, prandaj ky ligj nuk duhet të jetë deklarativ”, ka shprehur mendimin Kadaj-Bujupi.

Për raportet e saj me partinë e Ramush Haradinajt, tha se po zhvillohen me hatërmbetje duke mos e ftuar në asnjë takim. “Unë jam në AAK dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Por, siç e kam bërë publike, s’jam ftuar prej ditës që s’e kam votuar qeverinë Hoti. Unë i kam angazhimet e mia në Kuvend dhe me votuesit e mi. Në kryesi më është pamundësuar pjesëmarrja për shkak se nuk po ftohem. Mendoj se është e padrejtë dhe e paduhur në një kohë kur duhet që të gjithë t’i bashkojmë forcat sepse të gjitha qëndrimet e mia janë në linjë me subjektin. S’e di pse po ndodh kjo hatërmbetje”, ka thënë ajo.

Kadja-Bujupi, që u vonua derisa erdhi në emision për shkak të kaosit në komunikacion në orët e mëngjesit, tha se kësaj gjendje – afër rrethit të spitalit – po i kontribuon edhe rikthimi i pagesës në parkingun e spitalit, pagesë të cilën ajo në Kuvend kërkoi që ta hiqnin. Ndonëse pandemia s’ka kaluar, pagesa për qytetarë u rikthye.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here