Auditori gjënë shkelje në procedurat e punësimit në Drenas, u diskriminuan kandidatët

Advertisement

Auditori i Përgjithshëm, në raportin e publikuar për vitin 2019, ka gjetur disa shkelje nga Komuna e Drenasit, që lidhen me punësimin në sektorin e arsimit, keqklasifikimin e shpenzimeve, anashkalimin e rregullave të prokurimit, mangësi në menaxhimin e projekteve kapitale si dhe menaxhimin e pasurive jo financiare, shkruan Gazeta Inzoom.

Sipas këtij raporti, komuna e udhëhequr nga Ramiz Lladrovci ka mangësi edhe në procedurat e rekrutimit, ku në një konkurs komisioni nuk kishte respektuar kërkesat ligjore, kriteret e konkursit publik si dhe nuk kishte vlerësuar drejtë të gjithë kandidatet pjesëmarrës në këtë konkurs

“Neni 8 i Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, ndër të tjera thotë se: Punëdhënësi në sektorin publik, është i obliguar që të shpall konkurs publik sa herë që pranon një punëmarrës dhe themelon marrëdhënie të punës, po ashtu konkursi duhet të jetë i barabartë për të gjithë kandidatët e synuar pa asnjë lloj diskriminimi.

Advertisement

Në konkursin publik të dt. 07.11.2019 për rekrutimin e një “Mësimdhënësi për arsimin fillor” në shkollën Bajram Curri në Nekoc, kemi identifikuar disa mangësi:  Kandidati i cili është shpërblyer me kontratë, ka arritur të marr pikët e· mjaftueshme për të kaluar pragun e nevojshëm prej 50% vetëm pasi ishte mbivlerësuar nga komisioni në testin me shkrim, derisa kundër kandidatët ishin nënvlerësuar nga komisioni në disa pyetje. Po ashtu i njëjti nuk e kishte përvojën e punës të kërkuar me konkursin publik; dhe disa prej dokumenteve të komisionit vlerësues nuk ishin të nënshkruar nga kryetari i komisionit vlerësues.”

Kjo gjendje ishte për shkak se komisioni nuk kishte respektuar kërkesat ligjore dhe kriteret e konkursit publik si dhe nuk kishte vlerësuar drejtë të gjithë kandidatet pjesëmarrës në këtë konkurs. Ndërlidhur me çështjen e vlerësimit të testit me shkrim, komisioni vlerësues është arsyetuar se në disa raste ka kandidatë të cilët janë stimuluar me qëllim të motivimit dhe dhënies së mundësisë së intervistimit.

Raporti thotë se angazhimi i stafit pa plotësuar kriteret e konkursit publik dhe vlerësimi jo i drejtë i kandidatëve paraqet mos respektim të parimit të konkurrencës, dhe trajtimit të barabartë, si dhe mund të ndikojë në pranimin në punë të personave jo meritor.

Po ashtu raporti ka gjetur shkelje edhe në keqklasfikim të shpenzimeve, anashkalimin e rregullave të prokurimit, mangësitë në menaxhimin e projekteve kapitale si dhe menaxhimin e pasurive jo financiare.

“Kontrollet mbi shpenzimet kërkojnë përmirësim të mëtejshëm për të parandaluar: keqklasifikimin e shpenzimeve, anashkalimin e rregullave të prokurimit, mangësitë në menaxhimin e projekteve kapitale si dhe menaxhimin e pasurive jo financiare”, thuhet në këtë raport./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here