Kosova sonte e luan ndeshjen më të rëndësishme që prej pranimit në UEFA dhe FIFA, pasi që ka në duar mundësinë për të siguruar biletën e “play-off”-it të Ligës së Kombeve, që dërgon në Kampionatin Evropian, shkruan Gazeta Inzoom.
Kjo ndeshje gjysmëfinale e “play-off”-it zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve për kualifikim në Evropian, derisa në rast të kualifikimit në finale, atëherë më 12 nëntor do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Gjeorgji-Bjellorus
Në këtë takim përzgjedhësi Chalandes nuk e ka ftuar lojarin e rregullt të përfaqësueses, Bernard Berishen, për shkak të problemeve në ndeshjen e fundit.
Mirëpo Berisha sot përmes një postimi në facebook ka thënë se të gjithë duhet të jemi të bashkuar.
“Të gjithë të bashkuar për një qëllim!
Kosova zemra jonë. Forca djem, Zoti ju ndihmoftë.”, ka shkruar Berisha./Gazeta inzoom
