Prokuroria e Gjakovës ngrit aktakuzë kundër këshilltarit komunal të LDK-së për korrupsion

Advertisement

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj asamblistit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Sadik Hoti.

Sipas aktakuzës së siguruar Hoti po akuzohet nga prokuroria se ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430, paragrafi 2 të KPRK-së.

Advertisement

Sipas aktakuzës, Sadik Hoti po akuzohet se nga 1 deri më 31 mars te vitit 2019 në Gjakovë, në rrugën “Nënë Tereza” në Kuvendin Komunal në Gjakovë, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve finaciare, i akuzuari Hoti nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara, duke mos shënuar në formularin e deklarimit të pasurisë veturën e cila është në pronësi të djalit të tij “Volkswagen VW- Golf 1K”, vit i prodhimit 2011.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here