Rasti i 14-vjeçares në Drenas, nëna dhe i dyshuari për dhunim të përfshirë edhe në 5 vepra tjera

Advertisement

Një 14-vjeçare në Drenas, javë më parë dyshohet se u dhunua nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe një grua e cila nuk kishte ndërmarrë asgjë, e për këtë rast janë arrestuar të dy. Gruaja e cila ishte në dijeni, ishte nëna e të miturës, që u dhunua nga i dyshuari. Gazeta Express mëson se burri dhe gruaja po dyshohen për Trafikim të Qenieve Njerëzore.

Burime të sigurta të Gazetës Express brenda institucioneve të drejtësisë kanë bërë të ditur se është hapur rast ndaj të dyshuarit dhe gruas për veprën penale Trafikim të Qenieve Njerëzore. Ata po dyshohen për pesë raste të trafikimit të qenieve njerëzore, shkruan Gazeta Express.

Advertisement

Derisa është bërë e ditur se ende po vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.

Gazeta Express ka kontaktuar dje edhe me Gazmend Halilaj, avokatin e burrit që dyshohet se dhunoi të miturën. Ai tha se klienti i tij asnjëherë nuk ka qenë i dënuar nga Policia e Kosovës, madje nuk ka pasur as ndonjë kundërvajtje.

Burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Shtetit kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që ia dhunoi vajzën, me dijeninë e saj. Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren.

Babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore, por çifti i martuar kanë edhe fëmijë të tjerë.

Vajza e mitur aktualisht gjendet në strehimore, ndërsa po shqyrtohet mundësia që edhe fëmijët e tjerë të  gruas të merren nën përkujdesje të shtetit. 

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here