ZYRTARE: ARMEND DALLKU KRYETRAJNER I DUKAGJINIT TË KLINËS

Advertisement

Klubi i futbollit Dukagjini nga Klina ka angazhuar për trajner Armend Dallkun, me të cilin kanë nënshkruar kontratë një vjeçare, shkruan Gazeta Inzoom


Lajmin për Inzoom e ka konfirmuar drejtori i klubit nga Klina, Fabian Veseli, i cili është shprehur shumë i kënaqur me arritjen e marrëveshjes.


“Kemi arritur marrëveshje për pozitën e kryetrajnerit më Armend Dallkun dhe Artan Luzi ndihmës trajner. Kemi ambicie që ekipin e Dukagjinit ta rikthejmë në Superligë dhe kam besim të plotë se trajneri i ri, me përvojën që ka si lojtar dhe trajner, do të ndikojë pozitivisht në arritjen e rezultateve të mira, është shprehur Veseli.

Advertisement


Emërimi i tij vjen pasi ish trajneri i Dukagjinit, Severin Elezaj, dha dorëheqje nga kjo pozitë, si shkak i rezultateve jo të kënaqshme dhe humbjes nga Malisheva 5-2.

Ndryshe, Dallku ka qenë edhe reprezentues i rregullt i Kombëtares së Shqipërisë në të kaluarën duke zhvilluar 64 ndeshje dhe së fundi ka qenë edhe kryetrajner i Prishtinës./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here