​Hoti komenton dhënien e tenderit kompanisë së ministrit Blerim Kuçi

Advertisement

Deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka adresuar një varg kritikash kryeministrit Avdullah Hoti. Sipas saj në 100 ditët e para të qeverisë Hoti nuk ka pasur asnjë sukses dhe se kreun e ekzekutivit gjatë gjithë kohës e ka përcjell mungesa e konsistencës.

Ajo përmendi edhe marrjen e një tenderi nga ana e kompanisë së ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuqi, për të cilin kryeministri tha se ato janë vendime të organeve ligjore të vendit.

Advertisement

“Çka keni folur këtu për mini-shengenin, keni qeshë e jeni zgërdhi. Jeni mundu me ma shpjeguar mini-shenzhenin e Kinës. Kur jeni shku atje keni belbuar, apo qysh i bie krejt koncepti i qeverisjes suaj është i humbur në përkthim. E përdorni kartën e miqve ndërkombëtar kur ju duhet para kuvendit. Por kur shkoni atje as fjalët bazike nuk mundeni mi thanë, siç është Republika e Kosovës”, tha Kusari.

Duke iu kundërpërgjigjur deputetes, kryeministri Hoti tha çështja e kompanisë së ministrit Kuçi ka një vit që po rrinë në organet e prokurimit publik.

“Në çështjen ku po flitet ministri Kuqi ka një vit që po rrinë në organin e prokurimit publik. Janë vendime të organeve ligjore. Ky organ është praktikisht pjesë e sistemit gjyqësor të vendit”, tha ai.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here