Bebe Rexha flet për të dashurin e ri: Nuk isha e vetme gjatë izolimit, mendoj se ai është i duhuri

Advertisement

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, është duke e shijuar jetën e saj të dashurisë.

Javë më parë ajo ka ndarë imazhe të të dashurit, Keyan Safyari, me të cilin ka filluar romancën në fillim të këtij viti.

“Ne [familja] e pëlqejmë këtë djalë. Mendoj se ai është i duhuri. Është me të vërtetë i mirë. Është i dashur, kujdeset për mua, më kupton sa i përket karrierës. Familjes sime po i pëlqen”, është shprehur ajo.

Advertisement

Përpos kësaj, bukuroshja bionde ka treguar se ndihet e lumtur kur është nën shoqërinë e tij, sidomos gjatë pandemisë coronavirus.

“Nuk isha e vetme gjatë izolimit. Kam një mashkull të mrekullueshëm në jetën time dhe është e mrekullueshme. Jam falënderuese për të, thjesht jam duke e shijuar jetën”, shtoi Bebe.

Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që këngëtarja e ka bërë një lidhje publike, por që ende heziton që ta publikojë në rrjete sociale.

Për këtë, ajo ka thënë se fansat nuk do e kenë mundësinë të shohin diçka më shumë derisa të vë unazën e fejesës në gisht. /Telegrafi/

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here