“Do të ketë “luftë” e aksione si nëpër filma për pozitën e kryeprokurorëve, por për këto pozita do të vendosë politika”

Advertisement

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë sot ka njoftuar se është tërhequr nga procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorëve, duke theksuar se nuk do të marrin pjesë në këtë “sistem të prishur me themel” dhe përzgjedhjes në bazë të lidhjeve me politikën, shkruan Gazeta Inzoom.

Për tërheqjen e Ambasadës Amerikane nga ky proces sot ka pasur reagime të ndryshme, si nga zyrtarë qeveritar ashtu edhe nga shoqëria civile.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Drejtësi, “luftën brenda llojit në sistemin prokurorial për emërimin e Kryeprokuroreve, anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe prokurorëve në Prokurori të Apelit dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit” e kishte paralajmëruar ditë më parë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në facebook.

Advertisement

“Ky fund vit do të jetë luftë brenda llojit në sistemin prokurorial për emërimin e Kryeprokuroreve, anëtarëve të Këshillit Prokurorial dhe prokurorëve në Prokurori të Apelit dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, kishte thënë ai.

Miftaraj kishte shkruar se në muajin tetor, nëntor dhe dhjetor do të shohim aksione si nëpër filma si rasti i Karaçevës. Madje kishte akuzuar edhe disa media, pa përmendur emra, se do të luajnë rolin e promovuesve për prokurorë të caktuar, por sipas tij në fund të gjitha pozitat do të plotësohen sipas instruksioneve të politikes.

“Do të shohim edhe media që do të luajnë rolin e promovuesit për prokurorë të caktuar se si ata e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Po në fund të gjitha pozitat do të plotësohen sipas instruksioneve të politikes nga njerëzit e politikës në Këshillin Prokurorial dhe sistemin prokurorial.”

Aksionet dhe veprimet me porosi do të jenë dëm kolateral ndaj viktimave e që në fund do të jenë qytetaret e Kosovës, ka shkruar Miftaraj.

Ndryshe për tërheqjen e Ambasadës Amerikane nga procesi i zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorëve, kanë reaguar sot edhe kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i drejtësisë, Selim Selimi, të cilët janë shprehur të shqetësuar./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here