Jep dorëheqje drejtori i Shëndetësisë në Klinë, doktor Hekuran Sejdiu

Advertisement

Hekuran Sejdiu ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Klinës, shkruan Gazeta Inzoom.

Këtë e ka konfirmuar vet Sejdiu në një postim në facebook, ku ka falënderuar bashkëpunëtorët për punën dhe qytetarët për mbështetje.

“Miq të dashur,

me rastin e lirimit të detyrës time zyrtare, ku për rreth 3 vite isha udhëheqës i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, falënderojë përzemërsisht qytetarët për mbështetjen e tyre në çdo hap timin, punëtorët shëndetësor për përkushtimin, kryetarin e Komunës, z. Zenun Elezaj, që ka mbështetur angazhimin dhe propozimet e mia.

Falënderoj drejtorët e drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit Komunal, punëtorët e administratës komunale, Këshillin Drejtues të QKMF-së “Nënë Tereza”, Qendrën për Punë Sociale, komandantin e Policisë në Klinë, sindikatën e punëtorëve shëndetësor, OJQ-të vendore dhe ndërkombëtare, mediumet e ndryshme, institucionet private shëndetësore dhe biznesore.”

Sejdiu ka thënë se gjatë kësaj kohe sa ka qenë drejtor moto e tij në punë ka qenë se “Pacientët gjithmonë kanë të drejtë” dhe ka treguar për angazhimin në menaxhim të pandemisë, ku Klina është storie suksesi.

Advertisement

“Unë jam munduar të jap maksimumin tim, qoftë në realizimin e projekteve kapitale, disiplinës dhe ligjshmërisë në punë, vlerësimit dhe kujdesit për punëtorët e zellshëm dhe moto e imja që nga dita e parë ishte: “Pacientët gjithmonë kanë të drejtë”.

Angazhimi im ishte maksimal edhe në menaxhimin e pandemisë COVID 19. Duke filluar nga 13 Marsi 2020 hartuam planin e veprimit dhe Klina ishte një storie suksesi. Unë e ndiej veten me fat që pata mundësi të jap kontributin tim në këtë kohë, të jem bashkë me qytetarët e mi edhe në këtë sfidë të shekullit”, ka shkruar ai.

Derisa ka thënë se për punën e tij janë dëshmitarë qytetarët, punëtorët shëndetësor dhe raportët, ka shtuar se shumë projekte të rëndësishme veçse janë planifikuar për vitet e ardhshme.

“Për projektet e realizuara për këto 3 vite nuk do të flas tani. Janë punëtorët shëndetësor dhe sidomos qytetarët që janë dëshmitar, ndërsa raportet dhe faktet mbesin në sirtarin tim dhe të QKMF-së.

Shumë projekte të vlefshme të planifikuara e presin Klinën edhe në vitet e  ardhshme. Drejtorit të ri i uroj shumë suksese.

Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësi të njohë shume nga ju, të  punojë me ju dhe që me shumicën nga ju u bëmë miq”, ka përfunduar Sejdiu.

Ndryshe Klina ishte qyteti i parë ku u konfirmua rasti i parë me virus, por Klina është qyteti që nuk ka pasur rritje të madhe të numrit të të infektuarve dhe ish drejtori Sejdiu është lavdëruar për punën e tij si në menaxhim të pandemisë ashtu edhe për ndikimin që ka pasur në përmirësim të shërbimeve shëndetësore në Klinë./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here