Nënkryetari i Komunës së Istogut demanton Prokurorinë: Jam në shtëpinë time, askush nuk më ka arrestuar

Advertisement

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është arrestuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.

Ai është arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit.

Bashkë me Rugovën, nën pranga janë vënë edhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj dhe një zyrtar tjetër.

Këtë lajm e ka konfirmuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.

“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit” ka thënë Dishaj-Haxhosaj për Betimi për Drejtësi.

Advertisement

Por, nënkryetari i kësaj komune, Agim Ademaj në një prononcim për Periskopin e ka demantuar lajmin rreth arrestimit të tij.

Ademaj për Periskopin thotë se nuk e dinë se çka kanë Prokuroria apo PK që kanë lëshuar deklarata të tilla.

‘’Unë jam në shtëpinë time. Unë si nënkryetar i Komunës së Istogut deklaroj se nuk më ka arrestu kërkush. Nuk e di çka kanë me këto lajme kështu?’’ Të gjithë do t’i padis në gjykatë’’, përfundon Ademaj për Periskopin.

Nga Policia e Kosovës në një përgjigje thuhet se të dyshuarve ua kanë shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.

“Mund të konfirmojmë se hetuesit e drejtorisë për krime ekonomike dhe korrupsion, më 9.10.2020, kanë intervistuar tre persona në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “konflikt interesi” dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar”. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria në Pejë iu ka shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here