Hadergjonaj ka nevojë për votat tuaja, UEFA e vendos në garë me futbollistin serb për golin më të mirë të javës

Advertisement

Florent Hadergjonaj ka shënuar golin e vetëm për Kosovën në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Dardanët u mposhtën me rezultat të ngushtë 2-1, por goli nga Hadergjonaj ishte fantastik.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit vendas për ta paraboluar nga distanca.

E goli i Florentit është futur në mesin e më të mirëve të javës nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA.

Advertisement

Faqja zyrtare e UEFA-s ka vendosur në votim katër gola, të Hadergjonajt, të islandezit Gylfi Sigurdson, të norvegjezit Matthias Normann dhe serbit Sergej.

Duke parë që ylli kosovar është në garë me një serb, atëherë votat e tifozëve shqiptarë janë mëse të nevojshme.

KËTU mund të votoni për golin e Hadërgjonajt si më të mirin e javës nga UEFA. 

https://www.uefa.com/uefaeuro-2020/video/goal-of-the-round/?fbclid=IwAR3eBqo_I407UDtm3CEp-oaCI9co2Yrmiu2Mo00v3xmrvgVNsoX_7bUdSZQ

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here