Ironizon Isa: Dyshojmë se Haki Rugova u arrestua për nacionalizëm dhe irredentizëm

Advertisement

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një përgjigje të shkurtë për KALLXO.com e ka komentuar arrestimin e djeshëm të nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova.

I pari i LDK-së, thotë se dyshojnë që arrestimi i Rugovës është bërë për nacionalizëm dhe irredentizëm.

“Tani për tani dyshojmë se është arrestuar për nacionalizëm dhe irredentizëm!”, tha Mustafa për KALLXO.com

Advertisement

Haki Rugova dhe dy bashkëpunëtor të tij të Komunës së Istogut janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë.

Rugova dyshohet për konflikt të interesit dhe falsifikim të dokumentit si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Drejtësia në Kosovë” kishte raportuar për tenderët që kompania familjare e kryetarit Haki Rugova kishte fituar në Komunën e Istogut, e ku sipas deklarimit të pasurisë, përqindje në kompani kishte edhe vet kryetari Haki Rugova.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here