Megjithëse nuk shkon asnjëherë në UP, Isa Mustafa tash e sa vjet merr pagë pa punuar asnjë ditë

Advertisement

Ish- kryeministri i vendit dhe njëherit lideri i LDK-së, Isa Mustafa tash e sa vjet merrë pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar asnjëherë në punë.

Gazeta Blic nga burime brenda Fakultetit Ekonomik ka marrë vesh se atij i janë ndarë orët ne nivelin master, dhe është paguar për ato orë, por Mustafa asnjëherë nuk ka shkuar për të mbajtur orë me studentë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Organizata për Monitorimin e Universiteteve publike në Kosovë.

Advertisement

Kryetari i kësaj organizate, Mexhid Ramusa, e ka konfirmuar lajmin.

Ai tha se që katër vjet Mustafa paguhet pa shkuar fare në fakultet.

“Reagimi jonë është në lidhje me Fakultetin Ekonomik, ku ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa merr rrogë më shumë se katër vite pa ardhë asnjë ditë në universitet dhe pa mbajtur asnjë orë mësimi. Këtë ua dëshmoj unë qartë se jam edhe student i këtij universiteti i nivelit Master dhe i kam dy landë tek i njëjti profesor dhe nuk ka ardhë asnjë orë me mbajt mësim. Ne si organizatë për monitorimin e Universiteteve Publike e kemi monitoru dhe hulumtu këtë rast dhe është 100 përqind i vërtetë. Kërkojmë nga rektorati dhe Prokuroria e Shtetit që të merren masa jo vetëm ndaj këtij profesori por të gjithë profesorëve që janë me ndikim politik dhe marrin paga dhe dëmtojnë buxhetin e universitetit pa mbajtë asnjë orë” deklaroi ai për Gazeta Blic.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here