Në dy lagje të Prishtinës, “Lakërishtë” dhe “Dardani” banorët e kanë nisur ditën pa ujë të pijshëm. E krejt kjo si pasojë e një prishje.
Me anë të një njoftimi Ujësjellësi “Prishtina”, ka bërë të ditur si pasojë e pëlcitjes së një gypi, dy lagje në Prishtinë do të mbesin pa ujë të pijshëm.
Ujësjellësi “Prishtina” ka thënë se ekipi i mirëmbajtjes është në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin.
“Sot rreth orës 06:00 ka pëlcite gypi i ujit me diametër fi 80 mm në lagjen ” Dardania” në Prishtinë. Si pasojë e këtij dëmtimi, pa ujë të pijshëm janë një pjesë e lagjes ” Dardania” dhe ” Lakërishte”. Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendngjarje dhe po merren me sanimin. Shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet dhe të rikthehet furnizimi me ujë për ato dy zona”, ka njoftuar Ujësjellësi “Prishtina”.