Thaçi tregohet i xhymert, me pare të shtetit bleu rreth 10 mijë euro rroba për zyrtarët në zyrën e tij

Advertisement

Zyra e Presidentit të Kosovës ka shpenzuar rreth 10 mijë euro, apo saktësisht 9 mijë e 99 euro për blerjen e rrobave për zyrtarët shtetëror që punojnë në Zyrën e Presidentit.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Prokurimit Publik, Zyra e Presidentit ka nënshkruar kontratë për furnizim me rroba me kompaninë “Melodia” Sh.P.K.

Advertisement

Zyra e Presidentit do të furnizohet me 38 komplete pune për zyre, me ngjyrë të errët protokollare për meshkuj.

Poashtu, do të furnizohet me 38 këmisha e kravata si dhe me 19 këpucë lëkure për meshkuj.

Përveç kompleteve për meshkujt, zyra e Thaçit do të pajiset edhe me 8 palë komplete punë me ngjyrë të errët për femra, me 8 këmisha për femra si dhe me 4 palë këpuce të lëkurës për femra.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here