Varrezat masive të shqiptarëve në Serbi, Jovanovic: Kryeministri serb na kërkoi të hetohej pa zhurmë

Advertisement

Ish-kryeministrit serb Zoran Dindic kishte kërkuar që të mos fltej publikisht për varrezat masive të shqiptarëve, duke kërkuar të bëhej një hetim pa zhurmë. Kështu ka deklaruar Kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Cedomir Jovanovic.

Jovanovic ka thënë se Dindic ka kërkuar që “të hetohej pa zhurmë, që të fitonte kohë për të kuptuar se çfarë të bëhej”.

“Fjalët si ‘nuk është e vërtetë, se është kurdisje se po kërkojnë konflikt me ushtrinë e policinë, Koshtunica e di se kjo s’është e vërtetë’ – pra kaos total. Prandaj edhe Dushko pyet ‘çfarë të bëj? E kam lëndën e mbyllur, sepse gjykatësi thotë ‘janë do kurdë’”, ka thënë Jovanovic në “Cirilica”.

Advertisement

Kryetari i Partisë Liberale Demokratike serbe, Cedomir Jovanovic ka theksuar ushtria mohonte dhe tjerët thoshnin se gjithçka është propagandë, “Gjingjiqi kërkoi të hetohej pa zhurmë”.

“Kujt nuk i kishte shkuar në mendje se dikush do t’i varroste një mijë trupa grash e fëmijësh në Batajnicë dhe se do t’i digjnin me trarë dhe me njëfarë vaji e që më pas do të mbuloheshin krejt me dhe, për më tepër në bazën e Njësisë Speciale Anti-terroriste që e kemi pasur për krenari. Komandanti i asaj njësie i ka shpëtuar dy fëmijë në Podujevë që nga krimi që e bënë ‘Skorpionët’. I ka nxjerrë vëlla e motër prej aty dhe i ka dërguar në Prishtinë në mes të luftës dhe u ka thënë mjekëve se do t’i vriste po qe se nuk do të ndihmonin”, ka treguar Jovanoviq, duke e quajtur “katastrofë”.

Kujtojmë, që që nga viti 2001, sipas të gjeturave, në varrezat masive janë gjetur 931 trupa të kosovarëve të vrarë, shumica nga ta civilë që ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Këto varreza masive u gjetën kryesisht në Serbi.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here