Rrëfehet nipi i familjes Haradinaj: Më plagosën prapa shpinës

Advertisement

Mustafë Ahmetxhekaj 46 vjeçar, i plagosur një ditë më parë në Pejë, pohon se s’ka pasur asnjë problem me të dyshuarin që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij.

Ai rrëfen se e gjithë ngjarja nisi dje kur fillimisht zhvilloi një bisedë me të dyshuarin, në një gjelltore.

“Unë kam qenë cak i sulmit. Me personin që ka gjuajtur, kemi ushtru me një sallë bashkë, fitenes”, ka treguar Ahmetxhekaj.

Mustafë Ahmetxhekaj 46 vjeçar, i plagosur një ditë më parë në Pejë, pohon se s’ka pasur asnjë problem me të dyshuarin që shtiu me armë zjarri në drejtim të tij.

Ai rrëfen se e gjithë ngjarja nisi dje kur fillimisht zhvilloi një bisedë me të dyshuarin, në një gjelltore.

“Unë kam qenë cak i sulmit. Me personin që ka gjuajtur, kemi ushtru me një sallë bashkë, fitenes”, ka treguar Ahmetxhekaj.

Sipas mjekëve gjendja shëndetësore e të dy të plagosurve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia nuk ka arritur akoma ta kap autorin e ngjarjes.

Advertisement

Gjatë bisedës, ai mohon se ka pasur në të kaluarën probleme me të dyshuarin, shumë më të ri në moshë.

“I thash gjuaj dhe e shava, aty kanë qënë policia prezent, veç kur kanë kris pas shpinës. Dy plumba në këmbë dhe në prapanicë. Hala jam në Spitalin e Pejës…Telashe jo telashe, konfrontim sikur djemt e ri, ai është djalë i ri i vlon gjaku, deshta me i thanë ulu me bisedu, qysh e kanë zanat me folë e me sha”, shtoi ai më tej.

ipas tij është absurde gjuajtja me armë zjarri pas shpinës dhe pohon se ndihet i pastër sa i përket sherrit me armë zjarri.

“Paj për mua është absurditet, e kam një të kalume të madhe, me gjujt njerin pas shpinës… Absolut i pastër jam, kur mi ka jep plumbat jam ra në tokë, ma ka bo e more Mustafë e a po e sheh?…Djali është në arrati, qaty janë konë policia në vendin e ngjarjes”, vijon rrëfimi i tij.

Mustafë Ahmetxhekaj ndihet i rrezikuar dhe thotë se mbrëmë e ka mbyllur dhomën e spitalit me çelës.

“Ai është në arrati, s’është ardhë askush prej policisë mem rujt as sënd, ja kam lyp një çelës, e kam mbyll derën. Po ndihna i rrezikuar”, tha ai.

I pyetur se çfarë lidhje familjare ka me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, ai tha: “Baba i Ramushit dhe nëna ime jam vëlla e motër”.

Ai tha se ndihet i zhgënjyer sesi i dyshuari ndodhet akoma në arrati, teksa theksoi se ndihet stabil me shëndet.

Mësohet se policia ka identifikuar të dyshuarin dhe rasti është nën hetime.

Ndërsa, Prokurorja e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Pejë ka dalë djë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Policia rastin e ka klasifikuar si “Vrasje në tentativë” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here