Stacioni policor afër Parisit sulmohet me fishekzjarre

Advertisement

Dyzet individë të paidentifikuar të armatosur me shufra hekuri, duke përdorur edhe mjete piroteknike, si raketa, u përpoqën të hynin në një stacion policie në një periferi të Parisit, thanë zyrtarët.

Policia e Parisit njoftoi sot se mbrëmë ka ndodh “një sulm i dhunshëm në stacionin e policisë në Champigny”, por që asnjë polic nuk u lëndua, raporton BBC.

Advertisement

Policia ka lëshuar një video që tregon sulmuesit duke hedhur mjete piroteknike në një stacion policie në periferinë jugore të Parisit, Champigny-sur-Marne.

Sulmuesit u përpoqën, por nuk patën sukses që të hyjnë në stacion. Askush nuk u arrestua gjersa imazhet tregojnë thyerjen e xhamave të stacionit të policisë dhe dëmtimin e veturave.

Motivi për sulmin e tretë në të njëjtin stacion policor brenda dy vjetëve ende nuk dihet. Stacioni ndodhet në një zonë të njohur për trafikim droge.

Ndryshe, në shtetin francez, aktivitetet kriminale janë rritur gjatë pandemisë globale të njohur si COVID-19. 

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here