Sulmon me çekiç kolegun e punës, i shkakton lëndime të rënda

Advertisement

Një person ka sulmuar me çekan dy kolegët e tij derisa kanë qenë duke punuar në një objekt ndërtimi.

Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Sevcë të Shtërpcës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Advertisement

Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime të rënda trupore.

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ne një objekt ndërtimi ka sulmuar me një çekan dy viktimat meshkuj kosovar , ku njërit prej tyre i ka shkaktuar lëndime te renda trupore, kurse tjetrit te lehta sipas raportit mjekësorë”, njofton policia.

Po ashtu është bërë e ditur se rasti shkon në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është intervistuar ndërsa me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, njofton policia.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here