Në fushën e veprimtarisë botuese, ndaj Shqipërisë të veprohet me reciprocitet

Advertisement

Drejtori i shtëpisë botuese “Armagedoni”, Berat Dakaj (alias Armagedoni), në këtë fundjavë ka qenë i ftuar në emisionin “Art+” të portalit “Kosova.info”.

Në këtë intervistë dhënë për këtë media, për gazetarin e saj Imer Topanica, Armagedoni ka thënë folur për Panairin e Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur i cili është organizuar nga data 25-27 shtator në Prishtinë në platenë e Institutit të Albanologjisë. Po ashtu, Armagedoni ka folur edhe për disa prej botimeve të veta dhe, ndër të tjera, për veprimtarinë botuese në Kosovë dhe për përkrahjen që institucionet ua japin autorëve dhe botuesve për botimin dhe blerjen e librave. Ai ka thënë se, meqë Ministria e Kulturës e Shqipërisë, edhe pse që disa herë dhe disa vjet ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës të Kosovës për blerjen e librit nga botuesit e Kosovës dhe anasjelltas, ajo asnjëherë nuk e ka realizuar marrëveshjen e nënshkruar, kurse Ministria e Kulturës e Kosovës vazhdimisht e ka respektuar të njëjtën marrëveshje pasi që vazhdimisht, që prej përfundimit të luftës, për çdo vit, nëpërmjet buxhetit që ua ndan institucioneve vartëse, u ndan buxhet atyre për blerje të librave nga botuesit e Shqipërisë. Sipas tij, për çdo vit institucionet e Kosovës blejnë rreth 110 000.00 euro libra nga botuesit e Shqipërisë. Ai ka shtuar se, meqë të njëjtën realizim të marrëveshjes nuk e bën Shqipëria, duhet vepruar ndaj saj në fushën e veprimtarisë botuese me reciprocitet. Ndër të tjera, ai ka përmendur se bashkëpunimi për shpërndarjen e librit në Shqipëri nuk është i lehtë pasi që gjatë shpërndarjes së tij dalin disa të papritura të vështira të cilat të nxisin ta ndërpresësh bashkëpunimin menjëherë. Për më gjerë, në vjegëzën e mëposhtme mund ta ndiqni intervistën e tij dhënë “Kosova.info”.

Advertisement

Video e plotë:

https://www.facebook.com/108074102665595/videos/394192988425267

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here