AAK konfirmon kandidaturën e Ramosajt për kryetar të Deçanit, Latifi në pritje të vendimit

Advertisement

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka dominuar Bashkim Ramosaj për kryetar të komunës së Deçanit në zgjedhjet e ardhshme, shkruan Gazeta Inzoom.

Këtë e ka konfirmuar vet Ramosaj nëpërmjet një postimi në facebook.

“Ne takimin e mbajtur dje kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj më ka besuar duke me nominuar edhe për një̈ mandat kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit

Dëshiroj së pari të shpreh mirënjohjen për kryetarin e AAK-se z.Ramush Haradinaj, strukturat e AAK-së në Deçan si dhe të gjithë qytetarët e Deçanit për mbështetjen e vazhdueshme.

Bashkë për t’ia plotësuar Deçanit ëndrrën!”, ka shkruar Ramosaj.

Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme lokale, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dje është takuar edhe me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, dhe atë të Gjakovës, Ardian Gjinin.

Advertisement

Haradinaj, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në facebook, ka theksuar se pret aktivizimin dhe mobilizimin e të rinjve në kuadër të AAK-së, hapjen e mëtutjeshme të partisë për kuadro të reja, si dhe organizimin në të gjitha nivelet e shtrirjes së saj si dhe ka theksuar se ditëve në vijim do të vazhdojmë edhe me takimet me degët e tjera.

Gazeta Inzoom ka kontaktuar me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, i cili i ka thënë gazetës se në takim me kryetarin AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk kanë biseduar lidhur me kandidatin që do të propozojë Aleanca për kryetar të Rahovecit.

“Jo, nuk e kemi diskutuar këtë çështje. Kjo çështje duhet të diskutohet në organe të partisë dhe pastaj të merret vendimi”, ka thënë Latifin.

“Inzoom” ka provuar të marr një qëndrim edhe nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Ndryshe, kryetari i AAK-së sot do të mbajë takime edhe me kryetarë dhe anëtarë të degëve tjera./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here