Asamblisti i PDK-së në Klinë që “tradhtoi” besimin qytetarë, nuk merr pjesë në shumicën e seancave të Kuvendit

Advertisement

Kuvendi i Komunës së Klinës ka 27 anëtarë. Shumë rrallë, ose asnjëherë, marrin pjesë të gjithë në seancat e rregullta apo të jashtëzakonshme. Por, thuajse në fillim të çdo seance, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, në piken për arsyetimin e mungesave përmend emrin e asamblistit të PDK-së, Baki Gashit, për arsyetim të mungesës së tij në seancë, shkruan Gazeta Inzoom.

“Inzoom”, nga burime brenda komunës merr vesh që Baki Gashi, ish dr ejtor i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Klinës, tash asamblist i PDK-së, nuk merr pjesë në shumicën e seancave të kuvendit.

Advertisement

Një burim i ka thënë Gazetës se Gashi tash e një kohë qëndron në Itali.

“Inzoom” ka kërkuar të dhëna në zyrën e kuvendit në Komunën e Klinës, për numrin e mungesave të asamblistëve, por edhe pse kemi pritur me ditë të tëra nuk kemi marrur përgjigje.

Komuna e Klinës nuk ka dhënë përgjigje nëse Gashi vazhdon ta marrë pagën si anëtar i kuvendit e as për numrin e mungesave që Gashi ka bërë në seanca të kuvendit.

Rastet kur anëtari i kuvendit të komunës humb pozitën e tij e specifikon Ligjit për vetëqeverisje lokale.

Neni 37 i këtij ligji thotë se:

Anëtari i kuvendit të komunës pushon të jetë anëtar: a) me rastin e përfundimit të mandatit të tij; b) nëse ai/ajo ndërron vendbanimin ku është zgjedhur; c) nëse anëtari ia paraqet kryetarit të komunës dorëheqjen me shkrim nga posti i tij; d) nëse anëtari ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale dhe është lëshuar urdhri për burgim për gjashtë ose më shumë muaj; e) nëse anëtari nuk merr pjesë tre (3) muaj rresht në mbledhjet e kuvendit të komunës pa arsye; 12 f) nëse ligji në fuqi, apo ndonjë ligj tjetër i zbatueshëm skualifikon apo e konsideron të papërzgjedhshëm.

Ndryshe, në Kuvendin e Komunës së Klinës që nga fillimi i mandatit pozitën e anëtarit të kuvendit e kane lënë disa anëtarë, të cilët janë zëvendësuar sipas ligjit./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here