Koalicioni qeverisës nuk e ka as shumicën e thjeshtë për të kaluar ligje në Kuvend dhe kjo situatë po sjell telashe të mëdha për Qeverinë Hoti.
Për të gjetur zgjidhje për mungesën e numrave në parlament është diskutuar mundësia e zgjerimit të koalicionit dhe hyrja e PDK-së dhe AKR në qeverinë Hoti.
Në AAK kanë thënë që shumë shpejt do të rriten deputetët nga radhët e pozitës në Kuvend.
Se mazhoranca në kuvend do të shtohet ka paralajmëruar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.
Haradinaj shprehet mjaftë i sigurtë për rritjen e numrit të deputetëve të deputetëve të pozitës.
“Grupi parlamentar i AAK-së shumë shpejt do të rritet”, ka shkruar Haradinaj dje në facebook.

Por në Lëvizjen Vetëvendosje nuk po e marrin fort seriozisht këtë punë.
Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës i kanë thënë televizionit që brenda partisë së tyre nuk ka sinjale që tregojnë që dikush do e lë PDK-në për partinë e Ramush Haradinaj.
Në anën tjetër lëvizje kohën e fundit ka pasur në partinë e Behxhet Pacoliit.
Dy deputetët e Aleancës Kosova e Re, ja dhanë votat Projektligjit për Rimëkëmbje.
E kreu i këtij subjekti, Pacolli në një shkrim në rrjetin social ka postuar një foto me mbishkrimin që lë të kuptojë përfshirjen në qeveri.