Ka nisur ndarja e mjeteve për bizneset, në bujqësi është duke u finalizuar procedura për subvencionim

Advertisement

Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për medie ka thënë se në dakordim me Ministrinë Financave ka filluar zbatimi i shpërndarjes së pakos për rimëkëmbje ekonomike për sektorin privat nga programi i rimëkëmbjes.

“Masat janë punuar në bashkëpunim me bizneset. Është menduar të ndërhyjmë direkt në ekonomi. Kriteret kane qenë të qarta në bazë të vendimit të qeverisë”

Advertisement

Ai tha se vendimi i Qeverisë ka qenë një vendim që siguron një gjithëpërfshirje të bizneseve në kuader të pakos për rimëkëmbje.

“Komisioni ka nxjerrë listën për bizneset që janë kualifikuarnga kjo pako 36 mijë e 669 biznese. Përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e vogla prej 60 milion euro”.

Ai shtoi se 15 mije e 500 biznese të cilët i kanë pasur të dhënat e përditësuara i kanë marrë 37. 30 milion euro. Shuma prej 60 milion eurosh janë në dispozicion . Janë shpërndarë 30 milion sot. Subvencioni shkon direkt në llogaritë bankare të bizneseve.

“Unë jam i bindur se do ta përmbyllim këtë vit me pasoja të vogla. Në bujqësi është duke u finalizuar procedura për subvencionim prej 24 milion euro”, tha Hoti.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here