Gjykata pezullon vendimin e Inspektoratit, Basri Sejdiu nuk kthehet në punë

Advertisement

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Punës për kthimin e Basri Sejdiut në pozitën e kreut të SHSKUK-së.

Në njoftimin e dërguar nga QKUK bëhet e ditur se vendimi për kthimin e Sejdiut në punë është shtyrë deri në një vendim gjyqësor, sipas padisë nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së.

Advertisement

“Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor  Klinik  dhe Universitar të Kosovës, ka pranuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë,  Aktvendimin A.nr.1690/2020, përmes së cilit është njoftuar se është aprovuar kërkesa e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, për shtyrje të ekzekutimit të Vendimit të Inspektoratit të Punës, me nr. 7389 të datës 05.10.2020,  për kthim në punë të ish-drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, deri në vendimin definitiv gjyqësor,  sipas padisë së bërë nga Bordi Drejtues  i ShSKUK-së”, thuhet në njoftim.

“Bordi Drejtues i SHSKUK, edhe njëherë shprehë bindjen se Vendimi për shkarkim të ish-drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, është i drejtë dhe i bazuar”, thekson njoftimi.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here