KVF Dukagjini ka arritur akordin për transferimin e sulmueses së KVF “Feronikeli”, Erza Zas ellës, e cila do t`i bashkëngjitet Dukagjinit për sezonën 2020/2021.
Zasella ka filluar të merret me volejboll qysh në moshën 14-vjeçare, duke qenë pjesë e disa klubeve si KVF “Trepça”, KVF “Feronikeli”, shkruan Gazeta Inzoom.
Përformanca e saj mjaft pozitive e treguar për më shumë se 7 vjet karrierë në volejboll, i ka tërhequr vëmendje drejtoreshës së klubit të Dukagjinit, Kristina Lazrit, për t`i përfituar shërbimet e saj.
Lazri, pas realizimit të këtij transferimi është shprehur mjaft e kënaqur pasi klubi i saj tashmë është kompletuar dhe i dëshiron Erzës suksese tek Dukagjini, kur ka mbetur edhe pak kohë deri të fillimi i garave./Gazeta Inzoom