Boksieri me prejardhje nga Juniku, Haxhi Krasniqi, i cili së fundi u shpall kampion bote në boks në WBA, sot po mbanë një konferencë për media në Prishtinë, ku ka theksuar se ëndrrës së tij i ka qëndruar besnik dhe ka sakrifikuar shumë për suksesin që ka arritur.
Krasniqi tha se në ndeshjen e fundit ka pasur përkrahje të madhe nga shqiptarët të palestër, që i ka dhënë edhe më shumë motiv për fitore, por ai shtoi se synim i tij mbetet të boksoj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Inzoom.
“Është një adrenalinë tjetër kur bokson para njerëzve të mi. Do të ishte një adrenalinë edhe më e madhe edhe pse në ndeshjen e fundit në Gjermani kam pasur përkrahje të madhe nga shqiptarët.”
Ai theksoj se fitimi i ndeshjes së fundit i titullit në WBA ka qenë synim i tij dhe nëse kjo nuk do të ndodhte do të ishte fundi i karrierës dhe po ashtu njoftoi se do të ndeshet prapë me boksierin Boesel brenda gjashtë muajsh.
I pyetur për përfitimet financiare nga fitimi i titullit të botës, Krasniqi theksoi se në bazë të kontratës përfitimet financiare duhet të mbesin sekrete.
Ai foli edhe për ndeshjet e fundit të përfaqësues së Kosovës në futboll, për të cilën theksoj se ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, duke bërë krenarë shqiptarët./Gazeta Inzoom