Komuna e Drenasit i shkëput kontratën kompanisë që nuk i ka përmbushur detyrimet

Advertisement

Komuna e Drenasit, e cila udhëhiqet nga Ramiz Lladovci, ia ka ndërprerë kontratën një kompanie, që sipas komunës nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale dhe cilësisë së dobët të gypave të cilët ishin të planifikuar për t’u vendosur, shkruan Gazeta Inzoom

“Zyra e Prokurimit në Komunën e Drenasit, pas kërkesës nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, i ka shkëputur kontratën kompanisë e cila nuk i ka përmbushur detyrimet kontraktuale në realizimin e projektit “Ndërtimi i kanalizimit në fshatrat Sankoc, Fushticë e Epërme dhe Fushticë e Ulët”.

Komuna i ka dhënë afat kompanisë prej dhjetë ditësh të përmirësoj projektin, mirëpo kompania nuk ka bërë asnjë veprim në përmirësimin e punimeve sipas paramasës, prandaj Komuna ka bërë shkëputjen e kontratës.

Njoftimi i plotë i komunës:

“Pas ndërprerjes së punimeve, i shkëputet edhe kontrata kompanisë që nuk i ka përmbushur detyrimet kontraktuale

Advertisement

Zyra e Prokurimit në Komunën e Drenasit, pas kërkesës nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale, i ka shkëputur kontratën kompanisë e cila nuk i ka përmbushur detyrimet kontraktuale në realizimin e projektit “Ndërtimi i kanalizimit në fshatrat Sankoc, Fushticë e Epërme dhe Fushticë e Ulët”.

Paraprakisht, të nijetit operator ekonomik, muajin e kaluar i janë ndërprerë punimet, pasi që menaxherja e këtij projekti ka vërejtur cilësinë e dobët të gypave të cilët ishin të planifikuar për t’u vendosur, e që ishin në kundërshtim me kontratën e nënshkruar. Gypi është dërguar dy herë në laborator (një herë nga Komuna, dhe një herë nga vet operatori) dhe është vërtetuar se nuk i plotëson kriteret sipas kontratës të nënshkruar mes kompanisë dhe Komunës së Drenasit.

Komuna i ka dhënë afat kompanisë prej dhjetë ditësh të përmirësoj projektin, mirëpo kompania nuk ka bërë asnjë veprim në përmirësimin e punimeve sipas paramasës, prandaj Komuna ka bërë shkëputjen e kontratës.

Komuna e Drenasit kërkon mirëkuptim të qytetarëve në mos përfundimin e projektit sipas planifikimit të paraparë, megjithatë Komuna, rrjedhimisht kryetari Ramiz Lladrovci, është i pa kompromis në zbatimin e kontratave sipas paramasës dhe parallogarisë të nënshkruar mes Komunës dhe Operatorëve Ekonomik./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here