Kontradiktat e Komandantëve: Thaçi: Kurti refuzoi UÇK-në, Sylejman Selimi e demanton

Advertisement

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sonte në një emision në RTV Dukagjini deklaroi se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte bashkëpunuar me drejtorin e burgut në Serbi dhe kishte refuzuar të bëhej pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shtuar se Kurti nuk ka qenë pjesë e rezistencës ndaj Serbisë, shkruan Gazeta Inzoom.

“Nuk merrem me lajthitjet e z.Kurti, që më vjen keq që nuk ka as shokë të burgut, as shokë të luftës dhe nuk ka as çka me marrë as çka me dhënë sepse nuk ka qenë kurrë pjesë e asnjë rezistence as për liri as për pavarësi, me përjashtim që u është dorëzuar autoriteteve të Serbisë dhe ka refuzuar që të jetë pjesë e UCK-së, dhe pastaj është dorëzuar dhe pranimin e bashkëpunimin me drejtorin e burgut Tajfunoviq ai e di shumë mirë se unë e di”, ka thënë ai në DebatPlus në RTV Dukagjini, duke ju përgjigjur deklaratave të Kurtit se “Thaçi ka kënduar për katêr ditë në Gjykatën Speciale sikur bilbil.”

Advertisement

Mirëpo deklaratën e Thaçit se Kurti ka refuzuar të jetë pjesë e UÇK-së e hedhë poshtë një deklarim i mëhershëm i ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit, i cili, pikërisht në një emision në RTV Dukagjini, kishte deklaruar se Albin Kurti kishte shprehur gatishmëri t’i bashkohej UÇK-së, por që kishte qenë kërkesë e Adem Demaçit që Kurti të mos i bashkohej UÇK-së, me arsyetimin se Kurti i duhej në Prishtinë në zyrën e përfaqësuesit politik të UÇK-së.

Për veprimtarinë patriotike të Kurtit, Thaçi shpesh ka ngritur dyshime edhe sa ka qenë kryeministër, gjatë debateve në parlament./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here