Lladrovci “vërteton” thënien e tij se“Ligji është si llastiku”, i vetmi që s`e respekton ligjin anti-covid

Advertisement

Disa nga kryetarët e komunave sot ishin në vizitë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, ku janë pritur nga ministri Blerim Kuçi, me të cilin kanë nënshkruar marrëveshje për financim të projekteve për furnizim me pajisje të TI nëpër shkolla.

Por ajo që bie në sy është se gjatë këtij takimi i vetmi që nuk kishte respektuar masat e vendosura në ligjin kundër përhapjes së virusit korona ishte kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, shkruan Gazeta Inzoom.

Advertisement

Lladrovci ishte i vetmi që nuk e kishte vendosur maskën, duke  rrezikuar kryetarët e tjerë në takim për mundësinë e përhapjes së virusit.

Ligji parasheh që secili person që nuk vendosë maskën si masë mbrojtëse dënohet me një gjobë prej 35 euro. Ky ligj po gjënë vështirësi për zbatim te zyrtarët shtetëror, pasi shumë nga ta publikisht nuk po e respektojnë ligjin.

Ndryshe Lladrovci ishte i infektuar me virusin Covid-19, por që tashmë sipas njoftimit që ka bërë ai më herët ka rezultuar negativ pas testeve të bëra./Gazeta Inzoom

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here