Ministria e Financave tregon se si u përzgjedhën bizneset përfituese për subvencionimin e pagave

Advertisement

Ministria e Financave ka dhënë detaje për mënyrën e përfitimit nga masa 1.1 e vendimit të Qeverisë së Kosovës, që ka qëllim mbështetjen e biznesit për një pjesë të subvencionimit të pagave.

Sipas MF’së, të gjitha bizneset përfituese janë përzgjedhur vetëm mbi bazën e kritereve objektive dhe të dhënave të deklaruara nga tatimpaguesit në sistemin EDI të ATK-së.

Advertisement

“Asnjë ndryshim i të dhënave nga tatimpaguesit në sistemin e ATK-së pas datës së marrjes së vendimit të Qeverisë (28.09.2020), nuk është marrë parasysh, përveç përditësimit të llogarisë dhe e-mail adresës, për çka iu është bërë thirrje vazhdimisht. Asnjë biznes nuk ka aplikuar dhe as nuk ka dërguar asnjë të dhënë apo informacion tek Komisioni Ndërministror apo MF/ATK. Përpunimi i të dhënave me qëllim të aplikimit të kritereve të zbërthyera nga Komisioni është bërë përmes veglave elektronike, duke u fokusuar vetëm në sektorin/aktivitetin e deklaruar nga tatimpaguesi, bazuar në numrat unik identifikues”, thuhet në njoftimin e MF-së.

Në këtë institucion thonë se subvencionimi për një biznes në bazë të këtyre kritereve është bazuar në numrin e të punësuarve, vetëm si një referencë objektive për të ndarë në mënyrë të drejtë, objektive dhe të barabartë subvencionimin prej 60 milionë euro.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here