Drejtori i ri i Policisë me pasuri mbi 420 mijë euro

Advertisement

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka emëruar ushtrues të detyrës së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin.

Mehmetinë Agjencinë Kundër Korrupsionit ka të regjistruar pasuri të paluajtshme në vlerë të 421 mijë eurove, e cila sipas Mehmetit është në emër të tij dhe të bashkëshortes së tij, ndërsa një tokë dhe një shtëpi banimi i ka deklaruar në emër të prindit të tij, shkruan Gazeta Inzoom.

Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar u.d. i Drejtorit të Policisë, hynë toka e shtëpi banimi dhe një garazh me kuzhinë.

Mehmeti ka deklaruar se në emër të gruas së tij është një veturë e tipit Mercedes vlera e së cilës është 5 mijë euro.

Advertisement

Mehmeti ka deklaruar se është aksionar i 50%  të aksioneve në një biznes “3S”, vlera e së cilave është 7 mijë e 500 euro.

U.d. i Drejtorit të Policisë së Kosovës, ka para të gatshme në vlerë prej 48 mijë 434 euro, të cilat i mban në tri banka.

Për 20 mijë e 500 euro para të gatshme Mehmeti ka deklaruar se janë nga shitja e një parcele në Bërnicë të Poshtme.

Pasuria e paluajtshme e Mehmetit sipas të dhënave në AKK thotë se i ka realizuar nga puna dhe misioni i OKB-së që ka pasur në Afganistan.

Të hyrat vjetore të Mehmetit nga paga në Policinë e Kosovës, janë 22 mijë e 924 euro ose 1 mijë e 910 euro në muaj.

Mehmeti ka tri pozitat punës, një në polici një në Akademinë e Policisë në Vushtrri dhe një në MASHT.

Pagesa vjetore e Mehmetit në MASHT sipas deklarimit është 2 mijë e 94 euro ndërsa nga trajnimi i Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës ka marrë 144 euro.

Mëditjet gjatë trajnimeve Mehmeti i ka deklaruar 450 euro, njëjtë edhe për mëditjet dhe udhëtimet zyrtare jashtë Kosovës pra 450 euro.

Përveç të hyrave vjetore të tij, Mehmeti ka deklaruar edhe pensionin e prindërve ku hyn edhe pagesa e një qiraje.

Advertisement

TË FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here